image Detaje të reja nga vrasja në "Kobra City", zbulohet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit

Siguri

Detaje të reja nga vrasja në “Kobra City”, zbulohet identiteti i viktimës dhe i të plagosurit

news image

Vrasja në lokalin e natës në dalje të Prizrenit “Kobra City”, që ndodhi mëngjesin e sotëm ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prizren, duke shoqëruar për në stacion një numër të madh të personave, të cilët po intervistohen për momentin. Në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, raporton Gazeta Sinjali.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Prizen. 31-vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë te Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i DVP Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.

Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore. /abcnews.al
/abcnews.al

/GazetaSinjali/