image E gjuajtën Policinë që iu doli në pritë/ Zbulohen detaje të reja nga tentim grabitja në Prizren

Siguri

E gjuajtën Policinë që iu doli në pritë/ Zbulohen detaje të reja nga tentim grabitja në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar vazhdimisht për një tentim grabitje në një dyqan të argjendarisë në qytetin e Prizrenit, ku dy persona, babë e bir, janë plagosur.

Sinjali mëson se pasi i kanë plagosur dy pronarët e dyqanit, të dyshuarit me veturë të tipit ‘Pasat’ janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilën në fshatin Lubizhdë e kanë djegur, e më vonë kan grabitur një veturë të tipit ‘Polo’.

Pastaj, ata kanë ikur për në Suharekë ku janë zënë në pritë nga një patrullë policore. Aty ka pasur të shtëna armësh nga grabitësit, mirëpo nuk ka pasur të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Siç mëson Sinjali, tre grabitësit gjatë tentim grabitjes kanë përdorur një kallashnikov, një ‘shot-gun’ dhe një revole.

/GazetaSinjali/