image Detaje të reja nga operacioni i drogës në Suharekë

Siguri

Detaje të reja nga operacioni i drogës në Suharekë

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion anti-drogë në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në këtë operacion Gazeta Sinjali ka raportuar se janë arrestuar gjashtë persona, ku gjatë pamjeve të siguruara shihen forca të shumta të policisë, të cilët kanë rrethuar një objekt, ku edhe është gjetur plantacioni i drogës.

Gazeta Sinjali ka mësuar se ky laborator është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj që janë shkatërruar në Kosovë.

/GazetaSinjali/