image Detaje të reja nga dhunimi seksual i 50-vjeçarit në Gjakovë

Siguri

Detaje të reja nga dhunimi seksual i 50-vjeçarit në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person me probleme mendore është dhunuar seksualisht mbrëmë rreth orës 19:00, në lagjen “Dardania”, në Gjakovë.

Sinjali mëson se viktima që e përjetoi këtë akt të tmerrshëm është i lindur në vitin 1972.

50-vjeçari e kishte raportuar rastin në Polici rreth orës 22:30, ku kishte shkuar me lëndime trupore.

Nga Policia e rajonit të Gjakovës kanë thënë për Sinjalin që viktima ka raportuar se është dhunuar nga një person gjithashtu i gjinisë mashkullore.

“Patrulla policore i është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas Policisë, viktima ka lëndime të dukshme trupore, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit. Rasti nen hetime”./GazetaSinjali/