image Detaje të reja nga aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan 272 pajisje të kriptovalutave (VIDEO)

Siguri

Detaje të reja nga aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan 272 pajisje të kriptovalutave (VIDEO)

news image

Policia bashkë me Doganën e Kosovës kanë kryer një aksion në Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje për mihjen e kriptovalutave, shkruan Gazeta Sinjali.

E në lidhje me këtë aksion ka publikuar detaje edhe Policia e Kosovës

Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN“, thuhet në njoftim.

Mjetet e konfiskuara janë,

Antminer S9i 14.0T-128 copë,

Antminer S9 13.5T-117 copë,

Antminer S9 13.0T- 5 copë,

Antminer S9i 14.5T- 19 copë,

Antminer S9 10.5T- 3 copë

/GazetaSinjali/