image Detaje për vdekjen e të riut nga Ferizaj që dyshohet se ishte i prekur me COVID-19

Shëndetësi

Detaje për vdekjen e të riut nga Ferizaj që dyshohet se ishte i prekur me COVID-19

news image

Një 35-vjeçar nga Komuna e Ferizajt ka vdekur dje në Klinkën Infektive në Prishtinë, ku po trajtohej si i dyshuar për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima në testin e parë kishte rezultuar negativ për koronavirus, ndërsa për shkak të dyshimeve të mjekëve se testi ishte bërë gabimisht, ai është testuar përsëri.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi ka thënë për Gazetën Sinjali se i ndjeri nuk ka pasur sëmundje shoqëruese, ndërsa thotë se gjendja i është përkeqësuar për shkak të pneuomonisë (kallje e mushërive), për të cilën mjekët dyshojnë se ka mundur t’i vie për shkak të infektimit me koronavirus.

“Viktima ka qenë duke u trajtuar si i dyshuar me COVID-19 në Spitalin e Ferizajt. Në testimin e parë ka rezultuar negativ, e pas dërgimit në QKUK i është bërë testimi i dytë. Keqësimi i gjendjes së të ndjerit ka ardhur për shkak të pneumonisë. Sëmundje të tjera nuk ka pasur”, ka thënë Ademi.

Më tej, ai ka njoftuar se ende janë në pritje të rezultave të testit të dytë për koronavirus./Gazeta Sinjali/