image Detaje për rastin ku u gjet pa shenja jete një person në Prishtinë

Siguri

Detaje për rastin ku u gjet pa shenja jete një person në Prishtinë

news image

Sinjali raportoi dje se një person është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 06:20 në rrugën “Sokol Sopi”, në kryeqytet, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sinjali mëson se viktima u gjet i varur në një litar në një shtyllë në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti është hapur si “Trup i pajetë-Hetim mbi vdekjen”.

/Gazeta Sinjali/