Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi për një vetëplagosje në Komoran. Burimet e Sinjalit, sot kanë dhënë detaje shtesë rreth plagosjes.
Sinjali mëson se një burrë për shkaqe ende të panjohura plagosi veten në kokë me armë zjarri.
I njëjti po vazhdon të trajtohet në QKUK.
Edhe mbrëmë kur ndodhi ngjarja, Policia e Kosovës dha informacione për Sinjalin.
“Rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve të tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha zëdhënësi Agron Borovci për Sinjalin.