image Vetëplagosje me armë zjarri në Komoran të Drenasit, policia jep detaje
[wp-story id="814678"]

Siguri

Vetëplagosje me armë zjarri në Komoran të Drenasit, policia jep detaje

news image

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth  orës 10:30, policia  ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima  është vetëplagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”, tha Borovci për Sinjalin./Gazeta Sinjali/