Të dielën mbrëma Gazeta Sinjali raportoi për një therje me thikë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Sot, Sinjali ka siguruar detaje më të hollësishme.
Bëhet fjalë për therjen me thikë të një shtetasi maroken.
Sinjali mëson se pas therjes me thikë, nga ai është grabitur edhe një çantë.
Sinjali mëson po ashtu nga burimet në Polici se pas hetimeve të nisura, është identifikuar dhe është arrestuar një libanez.