image Detaje nga shpërthimi në Fushë Kosovë

Siguri

Detaje nga shpërthimi në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë se në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë ka ndodhur një shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00, në rrugën “Shefki Kuleta”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

/GazetaSinjali/