image Detaje nga shpërthimi i zjarrit në qendër të Tiranës

Rajon

Rajoni/ Detaje nga shpërthimi i zjarrit në qendër të Tiranës

news image

Një pikë e mbushjes së bombolave të gazit është përfshirë nga zjarri, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, në rrugën “Myslym Shyri”, pasditen e sotme në Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se, shkaktar i këtij shpëthimi dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit, e cila ndodhi nga pakujdesia e punëtorëve.

Deri tani, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ka shkaktuar shumë panik tek banorët që jetojnë afër.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë shpejt zjarrin, ndërsa policia është duke hetuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij rasti./Gazeta Sinjali/