Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me armë zjarri i një të riu, brenda një makine në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Viktima është gjetur brenda një automjeti tip Fiat, i cili dyshohet se i përket një vajze nga Tirana.
Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar policinë.
Nga këqyrja e parë e viktimës është konstatuar se i riu është qëlluar me tre plumba në kokë, ndërsa në automjet nuk kishte asnjë dokument identifikimi, raporton A2, përcjell Gazeta Sinjali.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.