image Detaje nga çdo hyrje-dalje tokësore e ajrore në 24 orët e fundit në Kosovë

Sociale

Detaje nga çdo hyrje-dalje tokësore e ajrore në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për hyrje-daljet tokësore dhe ajrore në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet e veta në Polici ka siguruar informacione për çdo hyrje dhe dalje.

Numri i veturave të kontrolluara në hyrje nëpër pikat kufitare, ishte 7836 në perëndim, 2171 në lindje dhe 1627 në veri, pra gjithsej 11.634. Ndërkaq sa i përket daljeve, u kontrolluan 5038 në perëndim, 2595 në lindje, 1395 në veri, pra gjithsej 9028.

Sinjali mëson se numri i kamionëve që kanë hyrë nga perëndimi në Kosovë ishte 190. Nga lindja 114, nga veriu 115, gjithsej 419. Ndërkaq sa i përket daljeve, u kontrolluan në pjesën perëndimore 261 kamionë, në lindje 67, në veri 96 pra gjithsej 424.

Numri i autobusëve që u kontrolluan duke hyrë nga pjesa perëndimore ishte 106, nga lindja 38, nga veriu 45 pra gjithsej 189. Ndërkaq sa i përket daljeve, u kontrolluan 64 autobusë në perëndim, 32 në lindje, 33 në veri gjithsej 129.

Sinjali po ashtu ka siguruar informacione për numrin e personave të kontrolluar në 24 orët e fundit.

Në pjesën perëndimore në hyrje u kontrolluan 28.917 persona, në lindje 5646, në veri 3771, pra gjithsej 38.334 persona. Ndërsa në dalje u kontrolluan 17.168 persona në perëndim, 6587 në lindje, 3781 në veri pra gjithsej 27.536 persona.

Numri i këmbësorëve të kontrolluar në hyrje nga pjesa perëndimore ishte 25, nga ajo lindore 837, nga ajo veriore 27, gjithsej 889. Ndërkaq sa i përket daljeve, në perëndim u kontrolluan 3 persona, në lindje 1347 ndërsa në veri 31, pra gjithsej 1381.

Sinjali siguroi informacione edhe sa i përket fluturimeve ajrore.

Në 24 orët e fundit prej orës 00:00 deri 20:00 u regjistruan 13 ardhje ndërsa prej orës 20:00 deri 00:00 edhe 3 të tjera. Pra gjithsej 16 ardhje.

Ndërkaq, u regjistruan gjithashtu 15 shkuarje deri në orën 20:00, ndërsa pas orës 20:00 edhe 2 të tjera.

Numri i pasagjerëve që u kontrolluan për 24 orë në Aeroportin Ndërkombëtar “Ademi Jashari” është 1791 në hyrje e 2406 në dalje.   /Gazeta Sinjali/