image Detaje dhe pamje nga aksioni në veri: Një polic i lënduar, kapen rreth 2 kg marihuanë - i dyshuari në arrati

Siguri

Detaje dhe pamje nga aksioni në veri: Një polic i lënduar, kapen rreth 2 kg marihuanë – i dyshuari në arrati

news image

Në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Mitrovicën e Veriut sot rreth mesditës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin armë zjarri ndaj një personi, raporton Gazeta Sinjali.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë për Sinjalin se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.

Elshani tha se i dyshuari është munduar të iu kundërvihet policisë, me ç’rast ka goditur me veturë njërin pjesëtar të Policisë që ishte në këmbë. Tutje Elshani thotë se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Drejtuesi i automjetit ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

Nga ky aksion i Policisë së Kosovës janë publikuar pamje:

/GazetaSinjali/