image Gjuajtje me armë zjarri mes Policisë dhe një personi në veri - goditet me veturë njëri nga policët

Ekskluzive

Gjuajtje me armë zjarri mes Policisë dhe një personi në veri – goditet me veturë njëri nga policët

news image

Sot në mesditë në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin armë zjarri ndaj një personi, raporton Gazeta Sinjali.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Eshani, ka thënë për Sinjalin se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.

Elshani thotë se i dyshuari është munduar të iu kundërvihet policisë, me ç’rast ka goditur me veturë njërin pjesëtar të Policisë që ishte në këmbë.

Tutje Elshani thotë se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.

/GazetaSinjali/