Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, pasi që ishin vetëm 30 vota pro.
Lidhur me këtë, deputetët e VV-së nuk morën fare pjesë në votim dhe si e tillë rezoluta dështoi.
Ky është teksti i Rezolutës i propozuar nga PDK, AAK dhe LDK:
Në një situatë të renduar ekonomike si dhe ndikimit zingjiror të krizave, shtrenjtimi është i papërballueshëm për shumicën e familjeve në Kosovë. Diferencimi i konsumatorëve është jashtë frymës kushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës të anulohet menjëherë.
Kuvendi të iniciojë shkarkimin e bordit të ZRRE-së për mungesë profesionalizmi.
Qeveria të subvencionojë çmimin e rrymës për të gjithë qytetarët linearisht.
Qeveria të heq TVSH-në për energjinë.
Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorët në nevojë.
Të nisin konsultimet për tarifat e reja që duhet të jenë pjesë e strategjisë.