Aziz Bici sot u emërua këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por, kush është Aziz Bici?
Aziz Bici është nga fshatit Mazgit i Obliqit. Karrierën e tij politike e nisi si anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ku për tri vite ka qenë Kryetar i Këshillit për rrethin Turgao.
Bici ishte edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës, si luftëtar dhe komandant i batalionit të parë të brigadës 142, ZOSH të UÇK-së.
Pas përfundimit të luftës, ka qenë i angazhuar si zëvendës-ministër i rendit në Qeverinë e Përkohshme dhe më pas si nënkryetar komune në Qeverinë e përkohshme në Vushtrri. Prej vitit 1999-2001 ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar Kryesie në LKÇK.
Bici pushoi çdo aktivitet politik në vitin 2002, për t’u rikthyer vetëm pas 15 viteve, me anëtarësimin në Lëvizjen Vetëvendosje.
Po këtë vit, ai ishte kandidat i LVV-së për kryetar të Obliqit në zgjedhjet lokale.
Bici ka qenë edhe kandidat për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku mori 3, 305 vota, të cilat nuk ia siguruan ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë./Gazeta Sinjali/