image Dështimi i BE-së karshi Kosovës, 10 vjet negociata për liberalizim

Kosovë

Dështimi i BE-së karshi Kosovës, 10 vjet negociata për liberalizim

news image

Më 19 janar të vitit 2012 Kosova ka nisur negociatat me Komisionin Evropian për liberalizim të vizave. 10 vjet pas, qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin lirshëm, ndonëse shteti i ka përmbushur kriteret për liberalizim.

Përveç kritereve të zakonshme, Kosova u përball edhe me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave.

Sipas një infografike të EPIK, Kosova është vendi i vetëm që procesi i liberalizimit të ketë zgjatur kaq shumë, krahasuar me vendet e tjera.

Procesi i liberalizimit të vizave për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën ka zgjatur nga katër vite, për Shqipërinë dhe Bosnjën tri vite.

Ndërsa Shqipërisë e Bosnjës u janë dashur nga tre vjet, ndërsa Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë nga dy vjet.

May be an image of text that says "LIBERALIZIMI I VIZAVE lansimi dialogut per liberalizimin vizave lẽvizje lirené zonễn Shengen 10 vite... + 4 vite 4 vite 4 vite 3 vite 2vit vite epik."

/GazetaSinjali/