image Dëshmitari: Zyra e prokurorit të TPNJ-së kishte bashkëpunuar me Serbinë për çështjet e Kosovës

Drejtësi

Dëshmitari: Zyra e prokurorit të TPNJ-së kishte bashkëpunuar me Serbinë për çështjet e Kosovës

news image

Dëshmitari ekspert Robert Reid, i cili ka punuar si shef i operacioneve në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), ka deklaruar se edhe ata kishin bashkëpunuar me Serbinë për çështjet e Kosovës.

“Ne kemi bashkëpunuar me Republikën e Serbisë për shumë gjëra, për çështjet e Kosovës e kështu me radhë”, tha Reid.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në gjykimin e së premtes, në rastin ku për vepra penale që ndërlidhen me administrimin e drejtësisë po akuzohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Sipas tij, Vukceviq ka qenë prokuror i krimeve të luftës në Serbi dhe shumë herë janë marrë me të për çështjet në Kosovë.

Ai tha se kujtesa e tij nuk është aq e mirë si para 24 viteve, por se ky mision i kujtohet në mënyrë të veçantë. Sipas tij, ky mision i ka ngelur në mendje dhe kujtesë e se kontrolli është bërë në tre ndërtesa, në stacionin e policisë dhe në ndërtesën e bashkisë, e se selia e partisë SDS ka qenë në listën e ndërtesave që duhej kontrolluar.

Prokurorja Bolicci tha se dëshmitari në raportin 14 shkruan “gjatë sekuestrimit të dokumentacionit u plotësuan formularë të ndryshëm, janë marrë në video dhe fotografi u vënë në qese të provave e pastaj është futur në kuti të provave”.

E njëjta e pyeti nëse është i sigurt që kjo procedurë është ndjekur, për çka dëshmitari tha se e njëjta është ndjekur në kontrollin e bërë në ndërtesën komunale dhe mund të flas në mënyrë kategorike për atë.

“Dokumentacioni gjithsesi është dokumentuar gjatë kryerjes së kontrollit”, ka thënë dëshmitari.

Ky dëshmitar ka deklaruar se nuk i është dhënë ndonjë dokument i dorëzimit të qeseve të provave që përmbanin paketën 1 dhe 4 për rastin e operacionit të ZPS-së në OVL-UÇK.

“Sipas përvojës suaj gjatë kryerjes së një hetimi penal konfidencial, nëse një dëshmitar i jep prova prokurorisë që janë të favorshme për pistën e çështjes penale në fjalë, kjo nuk përbën arsye pse deklarata nuk është më konfidenciale, besoj pajtoheni me këtë?”, ka pyetur prokurorja.

Ndërkaq, avokati Toby Cadman, që mbron Nasim Haradinaj, tha se dëshmitarit i janë dhënë të gjitha dokumentet që kanë pasur në dispozicion dhe nuk qëndron sugjerimi që nuk i janë dhënë të njëjtit të gjitha dokumentet që kanë pasur në dispozicion.

“ZPS ka refuzuar të përfshihet dhe ne i kemi dhënë dokumentet që kemi pas në dispozicion në atë kohë”, ka thënë avokati Cadman./GazetaSinjali/