image Dëshmia tronditëse e burrit që u dhunua seksualisht 21 ditë nga serbët: Me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital

Sociale

Dëshmia tronditëse e burrit që u dhunua seksualisht 21 ditë nga serbët: Me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital

news image

Vetëm 22 vjet pas luftës, një burrë ka marrë guximin të tregojë tmerrin që ka përjetuar kur është dhunuar seksualisht nga policia serbe për 21 ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka treguar se si njëri polic e ka maltretuar për 21 ditë, teksa në ditën e parafundit të torturës ia ka dëmtuar organin gjenital me një bajonetë.

“Dhunën e ka bërë i njëjti polic, punët i kanë pasur të ndara që prej bodrumit ku kanë qëndruar komandantët e policisë, ka qenë mbi neve. Maltretime me shkopinj, janë bërë brenda objektit ku kam qëndruar unë. Maltretimet më të mëdha janë bërë 50 metra nga objekti ku kam qëndruar, i njëjti polic me uniformë të zezë dhe kapelën e zezë, vetëm sytë i janë parë dhe kanë qëndruar në atë kafenenë ‘Te Goga’. Unë maltretime ma të veçanta prej këtyre e kam pak para ditës së fundit kur me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital, zorrën e trashë dhe këmbën e majtë.”

Ai ka rrëfyer se në objektin ku është maltretuar janë vrarë edhe dy të rinj.

“Prej ditës së parë deri në ditën e fundit, me fillu me rend prej vendit ku kam qëndruar në bodrum dhe deri te vendi ku i bëjshin maltretimet me thikë ka qenë larg 50 metra. Aty kam parë duke i rrahë, emra të grave, meshkujve. Kur i kanë mbytur dy të rinj i kam parë, ka mund të jetë gjashtë ose shtatë maji atë ditë kur është bërë therja e të dyve. I njëjti polic që i bënte maltretimet e mia i ka mbytur edhe ata dy vetë. Personi që na ka bartur ka qenë rom”, ka rrëfyer ai për ATV. /Gazeta Sinjali/