image Dëshmia e shoferit të veturës: Isha nisur për të votuar, por fillimisht mora marihuanë

Shqipëri

Dëshmia e shoferit të veturës: Isha nisur për të votuar, por fillimisht mora marihuanë

news image

Arben Mema, 32-vjeçari që u fut me veturë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke bërë veprime të pakontrolluara, ka thënë se ishte nisur për të votuar, por fillimisht kishte marrë pesë gramë marihuanë.

Sipas “ABC News”, ai ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut, ku ka marrë 5 gramë marihuanë në dy qese farmaceutike. Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka marrë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.

“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram marihuanë në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva. Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një veturë para e përplasa”, ka thënë ai mes të tjerash./Gazeta Sinjali/