image "Dërrasë" i dehur duke vozitur, shqiptari godet edhe veturën e Policisë

Rajon

Video/ “Dërrasë” i dehur duke vozitur, shqiptari godet edhe veturën e Policisë

news image

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi i dehur “dërrasë” po voziste veturën e tij “Mercedes-Benz”.

A. H. nga Tirana u denoncua nga qytetarët pasi në gjendje të dehur kishte vozitur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe duke rrezikur jetën e këmbësorëve e të drejtuesve të automjeteve.

Një patrullë e Policisë rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar, por në përpjekje për të ikur, 47-vjeçari e ka goditur edhe veturën e tyre.

Pas ndalimit nga Policia, A.H i është nënshtruar testit për alkoolin, nga ku ka rezultuar se ishte i dehur në masën kritike 1.31 mg/l.