image Deri tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, nesër afati i fundit për aplikim

Kosovë

Deri tani vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, nesër afati i fundit për aplikim

news image

Milan Radojevic, nga Lista Serbe, është i vetmi kandidat që ka aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’ju konfirmoj se deri në mesditën e sotme, pra e enjte 29 tetor, KQZ-ja ka pranuar vetëm një aplikim nga ana e subjektit politik Lista Serbe, pra aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha Elezi.

Për Komunën e Podujevës, ai tha se nuk ka ka pasur nevojë për certifikim të ri pasi që kjo është kryer gjatë muajit shkurt, kur është dashur të mbahen zgjedhjet në këtë komunë.

Tutje, Elezi njoftoi se afati për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut përfundon nesër.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut po ndodhin pasi kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë pozita në qeverinë e vendit. Qytetarët e këtyre dy komunave do t’u drejtohen kutive të votimit më 29 nëntor./Gazeta Sinjali/