Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më sot në Kosovë janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese, si dhe 10 mijë e 781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,745, 974 doza të vaksinës.
Deri më sot 801,281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44,143 doza përforcuese dhe 10,781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./GazetaSinjali/