Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë edhe këtë mëngjes të së enjtes po përballen me pritje të gjata në kufi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se edhe sot në pikën kufitare në Merdare, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë për të dalë nga Kosova.
Sipas raportit kolona është e gjatë një kilometër, transmeton Sinjali.
Ndërsa, raportohet se pikat e tjera kufitare të Kosovës nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta./Sinjali/