image Deri në 35 euro po i kushton trajtimi ditor një të infektuari në QKMF-në ku po "vlojnë" mbeturinat në Fushë Kosovë - Sinjali

Deri në 35 euro po i kushton trajtimi ditor një të infektuari në QKMF-në ku po “vlojnë” mbeturinat në Fushë Kosovë

news image

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës më 30 mars të këtij viti, kur në këtë komunë nuk ishte ende asnjë rast i prekur me koronavirus, ndau 404 mijë euro buxhet për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave ishte paraparë edhe furnizimi i QKMF-së me material mjekësor dhe pajisje mbrojtëse.

Por, pacientët të cilët janë duke u trajtuar në këtë qendër kanë thënë për Gazetën Sinjali se në QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” mungojnë pothuajse të gjitha barnat që nevojiten për trajtimin e tyre.

I vetmi bar që gjendet në këtë qendër mjekësore, sipas një pacienti, është “Ranisani”, ndërsa barnat e tjera ata janë të detyruar t’i blejnë me mjete vetanake.

Ai ka dërguar recetën e mjekut me barnat që është detyruar t’i blejë dhe kuponin fiskal që e ka marrë në barnatore.

Në këtë kupon shihet se barnat të cilat ai është udhëzuar nga mjeku që t’i blejë, kanë kushtuar 32 euro.

Do të thotë, një pacienti të prekur me koronavirus në Fushë Kosovë trajtimi ditor i kushton nga 25 deri në 35 euro.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e QKMF-së në Fushë Kosovë për të kuptuar se pse ka mungesa të barnave për trajtimin e këtij infeksioni, kur Kuvendi Komunal ka ndarë buxhet për furnizimin e kësaj qendre mjekësore me barna.

Osman Maxherra tha se mjetet e ndara kanë paraparë furnizimin me barna të listës esenciale, pasi që thotë se në atë kohë nuk është ditur se me çka do të trajtohen këta pacientë.

Ndërkaq, trajtimi i këtyre pacientëve tani po bëhet me antibiotikë sekondarë, të cilët thotë se nuk hyjnë në listën esenciale të barnave.

“Janë nda mjetet, nuk e di saktësisht se çka kemi marrë, nuk e mbaj mend. Por ne nuk mund të marrim gjithçka, kemi marrë të gjitha barnat që hyjnë në listën esenciale. Trajtimi i pacientëve bëhet me antibiotikë të rendit sekondarë, që nuk hyjnë në listën esenciale, ne nuk kemi mund ta parashikojmë se çka do të përdoret për trajtimin e tyre. Momentalisht, kemi të gjitha barnat që hyjnë në listë esenciale”, tha Maxherra./Gazeta Sinjali/

* Mbahet mbledhje e rregullt e Kuvendit të Komunës *Është mbajtur mbledhja e kuvendit komunal në të cilën janë…

Gepostet von Komuna e Fushë-Kosovës – Faqja Zyrtare am Montag, 30. März 2020

Shpërndaje artikullin