image Dërgohet për obduksion trupi i punëtorit 48-vjeçar që vdiq në Prishtinë

Siguri

Dërgohet për obduksion trupi i punëtorit 48-vjeçar që vdiq në Prishtinë

news image

Një punëtor 48-vjeçar ka ndërruar jetë sot, pasi që dyshohet se ka rënë nga një lartësi, teksa po punonte në një objekt në ndërtim në Veternik të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe Inspektoratit të Punës, ka dalë edhe një ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilat e kanë marrë trupin e pajetë të 48-vjeçarit për ta dërguar për obduksion, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria në koordinim me njësitë relevante ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./Gazeta Sinjali/