image Dërgohet në paraburgim prishtinasi që rrahu gruan e tij

Kosovë

Drejtësi/ Dërgohet në paraburgim prishtinasi që rrahu gruan e tij

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit SH.B., për shkak të veprës penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të gjykatës, caktimi për masën e paraburgimit u mor, pasi që kjo gjykatë vlerësoi se nëse lihet i lirë i pandehuri Sh.B., do të mund të ndikojë tek e dëmtuar E.B., dhe dëshmitarët.

Gjithashtu, kjo gjykatë vlerëson se ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, andaj paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar të kësaj çështjeje penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/