image Dërgohet në paraburgim i dyshuari për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij në Prishtinë

Drejtësi

Dërgohet në paraburgim i dyshuari për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit A.M, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

“Të pandehurit A.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo gjykatë.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që, sipas gjykatës së shkallës së parë, po të gjendet në liri i pandehuri A.M. mund të përsërisë  veprën penale, ushtrim i dhunës fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij.

Pala ka të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/