Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të cilët goditën me veturë një grua, shkruan Gazeta Sinjali.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar-goditur me veturë viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti, sipas policisë, kishte ndodhur më 19 shkurt rreth orës 19:35, me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime trupore, për çka pranoi tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/