image Derbi në Rahovec, ky është orari për javën e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë

Basketboll

Derbi në Rahovec, ky është orari për javën e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë

news image

Në fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.

Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në palestrën ‘Mizair Isma’, aty ku do takohen Rahoveci dhe Ylli. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën.

Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja mes Pejës e Vëllaznimit, me pejanët që do kërkojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Kurse, të dielën zhvillohen ndeshjet mes Ponte Prizrenit  – Trepçës dhe Sigal Prishtinës – Bashkimit. /Sinjali Sportiv/.