Në fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në palestrën ‘Mizair Isma’, aty ku do takohen Rahoveci dhe Ylli. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën.
Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja mes Pejës e Vëllaznimit, me pejanët që do kërkojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.
Kurse, të dielën zhvillohen ndeshjet mes Ponte Prizrenit – Trepçës dhe Sigal Prishtinës – Bashkimit. /Sinjali Sportiv/.