image Derbi londinez që mund të vulosë fatin e LK: Formacionet zyrtare, Tottenham - Arsenal

Futboll

Derbi londinez që mund të vulosë fatin e LK: Formacionet zyrtare, Tottenham – Arsenal

news image

Tottenhami dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte derbin e zjarrtë të Londrës së Veriut, shkruan Sinjali Sport.

Dy skuadrat do të shkojnë kokë më kokë për të synuar fitoren dhe për të kërkuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Arsenali ka avantzhin pasi ndodhet e katërta me 66 pikë, katër më shumë sesa Spurs të cilët ndodhen në pozitën e pestë me 62 pikë.

Me një fitore potenciale, Topçinjtë do ta siguronin edhe matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, diçka që i kishte munguar këtij klubi që nga 2015/16.

Ndërkohë, me një fitore potenciale të Spurs, ata do të afroheshin në vetëm një pikë diferencë ndaj rivalëve të tyre, duke shpresuar në dy fitoret e ardhshme të tyre dhe një dështim potencial së paku në njërën nga dy ndeshjet e mbetura të Arsenalit, për të siguruar kalimin në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Tottenham: Lloris, Royal, Sanchez, Dier, Davies, Sessegnon, Bentancur, Hojbjerg, Kulusevski, Son, Kane.

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, Holding, Gabriel, Cedric, Elneny, Xhaka, Odegaard, Saka, Nketiah, Martinelli.

Përballja fillon nga ora 20:45.

/GazetaSinjaliSport/