Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kryesore e javës në Serie A: Roma – Inter.
Në kryeqytetin e Italisë, në ‘Stadio Olimpico’ luhet kryendeshja e javës në Serie A.
Mourinho do të tentojë t’i mbajë pikët në shtëpi kundër ish skuadrës së tij, megjithëse Inter gëzon një formë më të mirë.
Ndeshja mes Roma dhe Inter luhet me fillim nga ora 18:00.
Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të dy skuadrave për këtë ndeshje.
ROMA: Rui Patricio; Smalling, Mancini, Kumbulla; Ibáñez, Veretout, Cristante, Mkhitaryan, Matías Viña; Zaniolo, Shomurodov.
INTER: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa. /Gazeta Sinjali Sporti/