Skuadra e Atletico Madridit ka zhvilluar sot ndeshje me skuadrën e Valencias.
Sfida ishte tejet interesante, por që në fund nuk solli fitues.
Daglas Costa i dha epërsinë skuadrës së Diego Simeones në pjesën e parë kur shënoi në minutën e 36-të nga penallti, por nuk arritën ta ruajnë deri në fund.
Mysafirët barazuan përmes Parejos në minutën e 82-të, gol ky që edhe vendosi epilogun e kësaj ndeshjeje./Gazeta Sinjali/