Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në fshatin Drithas në Maliq, ku një 8 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi dera e hekurit të një shtëpie e ka zënë poshtë.
E mitura ka qenë te shtëpia e fqinjes dhe sapo ka dalë, dera e jashtme prej hekuri e ka zënë poshtë. E mitura ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.
Sipas policisë 8 vjeçarja nuk e ka prekur derën dhe dyshohet që ajo të jetë shkëputur nga shina për shkak të erës.
8 vjeçarja jetonte me të atin dhe 4 fëmijë të tjerë pasi e ëma i ka vdekur pak vite më parë.