Lidhur me situatën e tensionuar të krijuar në veri të Kosovës kanë reaguar edhe nga Ukraina. Mbështetje për Kosovën ka shprehur deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun.
Ajo përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se fajtore për situatën e krijuar në veri të Kosovës, është Serbia dhe se Ukraina sipas saj e mbështet Kosovën në shtrirjen e sovranitetit të saj.
Sovsun në shkrimin e saj përmend edhe Vjosa Osmanin.
“Në këto momente të tensionuara, kur #Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, ka thënë ajo