image Deputetja shqiptare testohet për koronavirus

Rajon

Shëndetësi/ Deputetja shqiptare testohet për koronavirus

news image

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu dhe bashkëshorti Edi Spahiu rezultojnë negativë ndaj testit të koronavirusit COVID- 19.


Në dokumentin analizës që mban firmën e Silva Binos,  Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe që mban datën 12 mars, rezulton se çifti i bashkëshortëve i është nënshtruar testit dhe ka rezultuar se janë negativë.

Bashkëshorti i deputetes socialiste Klodiana Spahiu, që është një ndër shefat e spitalit të Durrësit ku dhe humbi jetën e moshuara me COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot se pas nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit. /Gazeta Sinjali/