image Ministri refuzon ta mbajë maskën edhe kur del në foltore, s'e përfillë kërkesën e deputetes

Politikë

Ministri refuzon ta mbajë maskën edhe kur del në foltore, s’e përfillë kërkesën e deputetes

news image

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, i tha ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçit, që ta mbajë maskën edhe pak, kur ky i fundit doli në foltore për të folur.

Kuçi, me të dalë në foltore e hoqi maskën duke thënë “Hajde për hajër na qoftë”.

Ndërsa folësja paraprake, deputetja Kusari-Lila dëgjohet tek i thotë “Prit edhe pak”, e ministri Kuçi ia kthen “E kam pasë më herët, veç po frikësohem mos po ua ngjes juve”.

Seanca plenare është duke vazhduar të mbahet për situatën e Telekomit, të inicuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Ndër të tjerash, ministri Kuçi, në foltore u shpreh se faji për gjendjen e Telekomit është i të gjithëve.

“Të gjithë jemi fajtorë së bashku për gjendjen në Telekom, por ajo që është me rëndësi, është me dalë prej kësaj gjendje”, tha Kuçi./ Gazeta Sinjali/