Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, pranoi se formimi i një qeverie të pakicës nga LVV do ta pengonte zhvillimin e punëve. Megjithatë ajo tha se Vetëvendosje e ka obligim që të formojë institucionet .
“Kjo nuk është dëshira jonë, dëshira jonë ka qenë që të qeverisim bashkë me LDK-në. Por që për të qeverisur bashkërisht duhet të jetë një vullnet i përbashkët”, tha Nagavci.
Ajo tutje e u shpreh optimiste për një koalicion me LDK-në.
“Ka akoma mundësi, ka akoma kohë, ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, uroj që e njëjti vullnet të jetë edhe nga ana e LDK-së”, deklaroi Arbërie Nagavci në rtv21.
Kujtojmë se më 26 nëntor u konstitua Kuvendi i Kosovës, por pa një marrëveshje paraprake me LDK. Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konnjufca nga Vetëvendosje.