image Deputetja e VV-së: Partitë që votuan mocionin donin qeveri antikushtetuese

Kosovë

Politikë/ Deputetja e VV-së: Partitë që votuan mocionin donin qeveri antikushtetuese

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se për këto 100 ditë qeveria në detyrë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka bërë punë shumë të mira.

Sipas saj, arsyet për mocionin e rrëzimit të kësaj qeverie, kinse ajo ka qenë antiamerikane, nuk janë të vërteta.

“Ato parti që votuan për mocion kishin vetëm një qëllim: të krijonin një qeveri antikushtetuese”, ka thënë Pacolli sot në një intervistë për televizionin publik.

Për punët e 100 ditëve të qeverisë, të cilat dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i paraqiti para kabinetit qeveritar, mediave dhe qytetarëve, deputetja Pacolli ka thënë se kjo qeveri ka filluar t’i bëjë ndryshimet për të cilat vetë populli i Kosovës e votoi në vitin e kaluar.

Ajo ka shprehur besim se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendim profesional bazuar në vendimin e vitit 2014./GazetaSinjali/