Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka bërë thirrje sot ‘Brezit të Repbulikës’ në Lidhjen Demokratike që të bashkohen me ta e jo me Agim Veliun, Isa Mustafën e Lutfi Hazirin, truri i të cilëve është tharë nga interesat e ngushta.
Pacolli, në një postim në rrjetin social Facebook, ka cituar ka deklaratën që sot ka bërë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, që thotë se mocioni i mosbesimit do të thotë shkatërrim, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.
“Për ‘brezin e Republikës’, është koha e fundit të veproni në shërbim të dobisë së përgjithshme. Mos ndjekni ata (Agimin, Isën e Lutën), truri i të cilëve është tharë nga interesat e tyre të ngushta. Ndjekni hapat e së ardhmes, të punojmë së bashku drejtë një qëllimi fisnik për përparimin e zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar ajo./GazetaSinjali/