Donika Kadaj – Bujupi është deputetja e vetme që ishte dorëhequr nga VV e që ka arritur të bëhet përsëri pjesë e Kuvendit të Kosovës.
12 deputetë që ishin larguar nga VV, i ishin bashkuar PSD-së, ndërsa në Kuvendin e Kosovës kishin krijuar grupin parlamentar të veçantë.
Edhe atëherë e vetmja që ishte ndarë nga VV dhe nga grupi tjetër i të dorëhequrve kishte qenë Donika Kadaj – Bujupi
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Donika Kadaj-Bujupi është e vetmja që është bërë deputete nga vala e të dorëhequrve nga VV-ja, ajo ka fituar 5 mijë e 295 vota./Gazeta Sinjali/