Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se nuk ka kushte për të mbajtur seancë në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebppk, Kollçaku ka thënë se të gjitha çështjes mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente.
“COVID-19 sot i përcakton rregullat e veprimit, mos harroni!
Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjës emergjente”, ka shkruar Kollçaku.