Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se Policia e Kosovës është sfiduar sonte nga tubimi dhe festa e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, policia nuk ka moral të shqiptojë dënime nesër për shkelje të masave anti-COVID, pasi që “lejoi” një shkelje të tillë në Podujevë.
“Policia e Kosovës u sfidua sonte në Podujevë. Çfarë morali ka nesër Policia e Kosovës t’ju shqiptojë dënime qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID, pas pamjeve të transmetuara nga Podujeva???”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/