image 'Pasha Kuranin' koronavirusi po 'vlon' në Podujevë, votuesit e VV-së ia krisin valles në shesh

Sociale

‘Pasha Kuranin’ koronavirusi po ‘vlon’ në Podujevë, votuesit e VV-së ia krisin valles në shesh

news image

Sondazhet dhe rrjedhjet e informacioneve për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Shpejtim Bulliqi, po prin me 51.1% të votave, ka nxjerrë në shesh përkrahësit e kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Me flamuj kuqezi e me tupan këta simpatizantë kanë dalë të festojnë “fitoren” e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Podujevës.

Të ngjitur me njëri-tjetrin, duke hedhur valle këta simpatizantë nuk po duan t’ia dinë për masat anti-COVID të vendosur nga Qeveria e Kosovës, ani pse shkelja e tyre dënohet me gjobë.

Sot, në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës duke respektuar masat e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/