image Deputetja e PDK-së për Kurtin: Ky që rrotulloi kamionët me mallra serbe, sot pranoi donacion prej Serbisë

Kosovë

Politikë/ Deputetja e PDK-së për Kurtin: Ky që rrotulloi kamionët me mallra serbe, sot pranoi donacion prej Serbisë

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka reaguar pas lajmit që Serbia i dhuroi Kosovës 1 mijë teste për koronoavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Musliu-Shoshi ia ka kujtuar Kurtit kohën kur ai rrotullonte kamionët me mallrat serbe në kufi, duke thirrur për bojkotimin e këtyre mallrave dhe e ka pyetur nëse ai donacion ishte për Republikën e Kosovës apo për “Kosovën dhe Metohinë”.

“Sot, Serbia i dha donacion 1000 teste me qëllimin për luftimin e Covid-19. Por, Qeveria dhe Kryeministri në detyrë, nuk deklaruan formatin e dorëzimit të këtij donacioni! E rëndësishme është ta dimë a është dorëzuar donacioni për Republikën e Kosovës apo për Kosovën dhe Metohi? Të vërtetën nuk e tha Kryeministri në detyrë as në panelin e Debat Plus! Përveç asaj që tashmë e dimë, ky që rrotulloi kamionët me mallra serbe, në emër të bojkotimit të tyre, sot pranoi donacion prej shtetit të Serbisë”, ka shkruar Musliu – Shoshi në Facebook.

Deputetja e PDK-së ia ka përmendur Kurtit edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

“Në fillim e mohuan, e më pas e pranuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Serbia në Komunën e Zveçanit dhe atë të Mitrovicës së Veriut! Pastaj, nuk treguan cilat masa u vendosën dhe kush i vendosi ato? Ata nuk u përgjigjën për asgjë! Sot, për gjendjen në veri, të dhënat nuk i prezantoi Ministri i Shëndetësisë, por Shtabi i Krizave, me flamurin e Serbisë mbrapa këtyre zyrtarëve. Edhe këtë dhunim të integritetit territorial e mohuan. Sot ai ishte publik! E pamë dhe dëgjuam në lajmet e sotme”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/