image Deputetja e PDK-së kërkon burgosjen e disa personave në Mitrovicën e Jugut

Kosovë

Politikë/ Deputetja e PDK-së kërkon burgosjen e disa personave në Mitrovicën e Jugut

news image

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka kërkuar drejtësi për autorët e rasteve të dhunimit në qytetin e Mitrovicës të cilat u raportuan ditët e fundit.

“Nga Mitrovica u raportua për dy akte të dhunimit seksual, shumë afër njëra tjetrës në aspektin kohor, përbashkues për ne ndaj dënimit të tyre si dhe kërkimit sa më të shpejtë të drejtësisë për autorët!”

“Thirrje institucioneve të që shtojnë përgjegjësinë ndaj kompetencave dhe veprimeve rrjedhëse të tyre, në radhë të parë, angazhimit maksimal për hetimin e këtyre rasteve si dhe ndjenjën e pafuqisë për viktimat, për familjarët dhe për shoqërinë, mos ta fuqizojnë si modalitet potencial për dhunuesit me masa lehtësuese për autorët, siç është rasti i procedurave për lirim të rregulltë”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka shprehur indinjatën ndaj lirimit në procedurë të rregullt të të dyshuarve për këto raste.

“Tani, kur masat ndëshkuese ndaj këtij krimi barbar të dhunimit seksual në botë janë ashpërsuar maksimalisht, një masë e tillë ligjore e lirimit në procedurë të rregullt në Kosovë në raste të dhunimeve seksuale na vie e rëndë dhe kërcënuese për sigurinë dhe integritetin personal dhe individual të qytetarëve në përgjithësi, grave dhe fëmijëve në veçanti”, është shprehur Ismaili përmes Facebook.

“Dhuna seksuale në aspektin ligjor është vepër penale. I tërë procesi ndaj dhunuesit përfundon me burgim dhe do të duhej të përfundonte edhe për autoret e këtij krimi, sa më parë. Por jo edhe pasojat. Këto vështirë përfundojnë!”. /Gazeta Sinjali/