image Deputetja e LDK-së godet Kurtin: Ai është një diktator

Kosovë

Deputetja e LDK-së godet Kurtin: Ai është një diktator

news image

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi është shprehur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është një diktator, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, Kurti ka tentuar ta kontrollojë LDK-në, por siç thotë ajo, nuk ia ka arritur.

“A duhet ta përsëris disa herë, Albin Kurti është veçse një diktator. Ai është munduar ta kontrollojë LDK-në nga pozita e tij që ne ja kemi ofruar, por këtë nuk e lejon LDK-ja”, ka deklaruar Bunjaku në Kanal10.

Po ashtu, ajo ka mbrojtur edhe deklaratat e Driton Selmanajt, duke thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit janë shtrembëruar dhe janë përdorur nga të tjerët. /Gazeta Sinjali/